Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEKOSOVABE: Nuk duhet spekuluar rreth raportit për masat ndaj Kosovës

BE: Nuk duhet spekuluar rreth raportit për masat ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian (BE) ka bërë të ditur se afati i dorëzimit të raportit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, rreth masave të vendosura ndaj Kosovës, dhe përmbajtja e këtij raporti, janë çështje ndërinstitucionale të BE-së, dhe rreth tyre nuk mund të spekulojnë aktorët jashtë bllokut evropian. Kështu tha të hënën zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano. Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stanos, raporti ka të bëjë me dinamikat e institucioneve të BE-së, dhe tha se askush jashtë BE-së nuk duhet të spekulojë rreth përmbajtjes dhe afateve. Zëdhënësi Stano bëri thirrje sërish që të ndërmerren të gjithë hapat për uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës. Stano ka përmendur që edhe Qeveria e Kosovës, por edhe pala serbe, kanë obligim që të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur ndonjë përshkallëzim eventual.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments