Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRruga Kune-Hidrovor hapet më 1 korrik, lehtëson trafikun në dalje të Shëngjinit

Rruga Kune-Hidrovor hapet më 1 korrik, lehtëson trafikun në dalje të Shëngjinit

Rruga Kune-Hidrovor me gjatësi 3 kilometra po rehabilitohet dhe do të hapet brenda datës 1 korrik, duke lehtësuar trafikun e automjeteve për pushuesit që do të zgjedhin Shëngjinin këtë sezon. Lajmi bëhet me dije nga kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, në një potim nërrjetet sociale, ku ndan edhe pamje nga punimet që po kryhet në këtë rrugë. Kryebashkiaku Ndreu inspektoi sot rrugën Kune-Hidrovor. “Në fund të muajit do jetë gati aksi i shumëpritur që do të lehtësojë trafikun, duke i dhënë një linjë të dedikuar daljes nga Shëngjini”, tha Ndreu. Gjatë verës kjo rrugë do të jetë me një kalim, ndërsa nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Rehabilimi i rrugës Kune-Hidrovor është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlere 79 milionë lekë, ku përfshihet asfaltimi si dhe mbrojtëset anësore të saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments