Sunday, September 29, 2024
HomeSOCIALEARSIM“Holberton”: Po trajnon gjeneratën e ardhshme të profesionistëve të IT

“Holberton”: Po trajnon gjeneratën e ardhshme të profesionistëve të IT

I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua me studentë, ish-studentë dhe drejtues të shkollës së shkencave kompjuterike “Holberton”  për të parë nga afër se si shkolla po trajnon gjeneratën e ardhshme të profesionistëve të IT dhe po kontribuon në ekosistemin e Shqipërisë për zhvillimin e sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Shkolla e trajnimit për edukimin IT, e themeluar në Silicon Valley, hapi kampusin e saj në Shqipëri dy vjet më parë dhe po pajis të rinjtë shqiptarë me aftësi të kërkuara nga një mjedis biznesi që ndryshon me shpejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale ambasada bën të ditur se Wisner u informua se studentët e “Holberton” punësohen plotësisht pas diplomimit, si një shembull i shkëlqyer se si kompanitë amerikane po ndihmojnë në zgjerimin e mundësive të biznesit në Shqipëri, duke mundësuar punë me pagesë më të lartë për të rinjtë shqiptarë dhe duke kontribuar në kthimin e profesionistëve në vend.

“Presim me kënaqësi të punojmë me “Holberton” dhe kompani të tjera amerikane për të mbështetur tranzicionin ekonomik të Shqipërisë në teknologji”, thuhet në postimin e ambasadës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments