Tuesday, November 26, 2024
HomeMJEDISMedia franceze “Public”: Pushime verore unike dhe ekzotike

Media franceze “Public”: Pushime verore unike dhe ekzotike

Shqipëria, me peizazhet e saj të larmishme dhe koston e përballueshme të jetesës, është një destinacion ideal për pushime verore unike dhe ekzotike, shkruan Jeanne Zisou në një artikull të botuar në të përditshmen franceze “Public.fr” . Vera ka ardhur dhe ju po kërkoni një destinacion unik dhe të lirë? Mos kërkoni më tej, Shqipëria është vendi i duhur për ju. E vendosur në Ballkan, Shqipëria është vend i kontrasteve. Ajo ofron pasuri kulturore dhe natyrore të ruajtura ende nga turizmi masiv. Me plazhet e saj të kristalta, malet madhështore dhe trashëgiminë historike magjepsëse, Shqipëria është një destinacion që ia vlen të zbulohet. Por, të udhëtosh drejt Shqipërisë do të thotë edhe të gëzosh një kosto jetese shumë të përballueshme. Qoftë për akomodimin, ushqimin apo aktivitetet, buxheti juaj i pushimeve nuk do të shtrëngohet. Nga Tirana, kryeqyteti dinamik, në fshatrat piktoreske të Rivierës Shqiptare… çdo cep i vendit është plot me thesare të fshehura. Ne ju rekomandojmë të vizitoni vendin mesdhetar dhe të shijoni një përvojë ekzotike këtë verë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments