Raporti i kredive me probleme shënoi rritje të lehtë në muajin prill të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kreditë me probleme u rritën në nivelin 4.88% në prill 2024, nga 4.64 % që ishte ky tregues në muajin mars 2024. Vlera totale e kredive me probleme në muajin prill shënoi vlerën 37.6 miliardë lekë, nga 35.4 miliardë lekë që ishin në muajin mars, duke u rritur me 2.1 miliardë lekë. Ndërkohë që totali i kredisë së dhënë deri në muajin prill sipas BSH-së është në vlerën 770.9 miliardë lekë. Banka e Shqipërisë vëren se, ndikim në rritjen e kredisë me probleme po japin normat e larta të interesit dhe rritja e inflacionit. Sipas BSH-së, interesi mesatar për kredinë e dhënë për bizneset është rritur me 1%, si rezultat i rritjes së normës bazë të interesit për të mbajtur në kontroll inflacionin. Në muajit e parë interesi mesatar i kredive për biznes ishte 6.6%, ndërsa interesat për kreditë konsumatore kapën vlerën 7.9%.
Raporti i kredive me probleme u rrit në 4.88 % në muajin prill
RELATED ARTICLES