Statistikat e këtij viti tregojnë një trend pozitiv të përdorimit të mjeteve elektrike në vendin tonë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri të ditur sot se gjatë periudhës janar-maj janë 1 068 mjete elektrike të regjistruara. Krahasuar me 5-mujorin e 2023-shit vërehet një rritje me 81 % e numrit të mjeteve elektrike të regjistruara. Në total në vendin tonë janë të regjistruara 4 369 mjete elektrike. Ndërkohë janë të regjistruara për periudhën 5-mujore 2 119 mjete hibride, të cilat kombinojnë një motor me djegie të brendshme me një motor elektrik për të përmirësuar efikasitetin e karburantit. Në total numri i mjeteve hibride dhe elektrike për 5-mujorin arriti në 9159. DPSHTRR llogarit që falë përdorimit të mjeteve elektrike dhe hibride është emetuar 1 409 760 kg karbon më pak në vit. Ndërkohë theksohet se 66.5 % e autoveturave të regjistruara gjatë janar-maj 2024 janë Euro 5 e sipër, si dhe është vërejtur një ulje me 30% e regjistrimit të mjeteve të kategorisë Euro 4 krahasuar me janar-maj 2023.
Trend pozitiv i përdorimit të mjeteve elektrike
RELATED ARTICLES