Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISigurimi i detyrueshëm motorik, rriten me gati 12 % primet

Sigurimi i detyrueshëm motorik, rriten me gati 12 % primet

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – prill 2024 arritën rreth 4 miliardë lekë, ose 11.93% më shumë se në të njëjtën periudhë të 2023. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Auoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), produkti “MTPL e brendshme”, në periudhën janar – prill 2024, pati një rritje prej 14.36% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 13.86% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Produkti “Karton jeshil” në periudhën janar – prill 2024 pati një rritje prej 0.12% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 18.92% krahasuar me periudhën janar – prill 2023. Produkti “Sigurim kufitar”, në periudhën janar – prill 2024, pati një rritje 4.52% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar – prill 2023. Edhe numri i kontratave u rrit me 7.28%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments