Do të përfshihet nga masa ajrore Afrikane edhe Republika e Kosovës; duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin POR pas – mesditës; pritet të shfaqen vranësira; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë orëve të pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shtim të lagështirës në ajër. Temperaturate ajrit do të pësojnë RRITJE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga minimalja 11°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor
Masat e nxehta Afrikane do të MBIZOTEROJNE në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut, KU pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Ndërsa; pasditja dhe në vijim; parashikohet të ketë kalime të shpeshta të vranësirave në të gjithë vendin POR më të fokusuara do të jenë në skajin Verior dhe Verilindor; megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 13°C minimalja deri në 33°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare dhe hera herës e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.
Zhvillimi i një qëndre më presion të ulët atmosferik përkatësisht në Veri dhe Verilindje të kontinentit do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në gadishullin Skandinav dhe Europën Lindore duke sjellë reshje të dendura shiu dhe mini-stuhi breshëri; Po ashtu; Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga shira intensivë dhe stuhi të forta ere duke krijuar probleme në disa zona NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta; do të paraqiten; gadishulli i Ballkanit, gadishulli Apenin si edhe brigjet e detit të zi; si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga brigjet e Afrikës.