Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI94 % e konsumatorëve familjarë

94 % e konsumatorëve familjarë

Drejtori i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti deklaroi sot se çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë për konsumatorët familjarë, pasi 94 % e tyre konsumojnë nën 800 Kw për orë. “Nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, pasi 94 % e konsumatorëve familjarë konsumojnë nën 800 kW për orë”, tha Ahmeti në një intervistë në medie. Sot Shqipëria nuk ka interes të blejë energji pasi çmimi në import shkon deri në 700 euro/MWh, shifër kjo tetë herë më e lartë krahasuar me një vit më parë. “Meqenëse çmimet ishin shumë më të larta në tregun rajonal, u vlerësua që të konsumohet më tepër energji elektrike në hidrocentralet tona. Gjatë këtij viti nuk ka ndodhur që të derdhet asnjë metër kub nga hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin”, tha ai. Ahmeti apelon qytetarët për kursim të energjisë elektrike.http://ata.gov.al/2022/09/07/ahmeti-94-e-konsumatoreve-familjare-jane-nen-800-kw-h/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments