Më 10 korrik 1943, u krijua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë i cili hodhi themelet e krijimit e të organizimit të UNÇ dhe shndërrimin e saj në një ushtri të rregullt, me drejtim operativo-strategjik unik nga një shtab madhor. Me këtë rast, prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole ka marrë pjesë në kremtimin e 80-vjetorit të krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, i ftuar nga kryesia e Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë e Pension në Korçë. Data 10 korrik 1943 lidhet organikisht me Forcat e Armatosura Shqiptare. Kjo datë njihet si dita e Krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë Nacional-Çlirimtare, i cili i udhëhequr nga vlera atdhetare organizoi veprimet e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj. “Në përshëndetjen e rastit nënvizova detyrimin që të gjithë kemi, që nëpërmjet organizimeve të tilla t’u përcjellim edhe brezave më të rinj kujtesën për data me rëndësi historike”, ka deklaruar Jole. Prefekti i Korçës ka shprehur respektin e vlerësimin për të gjithë ata që luftuan për lirinë dhe ata që shërbejnë sot në radhët e ushtrisë. atsh
80-vjetori i krijimit të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare
RELATED ARTICLES