Thursday, April 10, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE80 media kërkojnë 550 milionë euro nga Meta për konkurrencë të pandershme

80 media kërkojnë 550 milionë euro nga Meta për konkurrencë të pandershme

Mbi 80 media spanjolle depozituan sot një padi kundër Meta-s, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, të cilën e akuzojnë se nuk ka respektuar rregullat evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale, sipas shoqatës që i përfaqëson. Këto media të bashkuara në kuadër të Shoqatës së Mediave të Informacionit (AMI), organizata kryesore mediatike profesionale në Spanjë, kërkojnë në këtë ankesë 550 milionë euro nga grupi amerikan për konkurrencë të pandershme, saktëson AMI në një deklaratë. Ata e akuzojnë atë se ka “shkelur sistematikisht dhe masivisht” “legjislacionin evropian për mbrojtjen e të dhënave” midis 25 majit 2018 dhe 31 korrikut 2023, i cili kërkon pëlqimin e përdoruesve të internetit për përdorimin e të dhënave të tyre për qëllime të profilizimit të reklamave. “Një praktikë e cila “do t’i kishte lejuar grupit amerikan të ofronte (…) shitjen e hapësirës reklamuese mbi bazën e një avantazhi konkurrues të përfituar në mënyrë të paligjshme”, në dëm të mediave tradicionale, të cilat e kanë respektuar këtë rregullore”, tha AMI. “Meta” ndërtoi pozitën e saj dominuese në tregun e reklamave duke shkelur rregulloret, gjë që shkaktoi dëm të dukshëm në mediat spanjolle deri në atë pikë sa të rrezikonte qëndrueshmërinë e tyre”, tha presidenti i AMI-së, José Joly. Ndër grupet mediatike të përfaqësuara nga kjo shoqatë janë Prisa, pronare e të përditshmes “El Pais” dhe gazetës sportive AS, por edhe Godo (“La Vanguardia”, “Mundo deportivo”…) dhe Vocento, që boton të përditshmen konservatore ABC. Kjo ankesë vjen pasi grupi amerikan nisi një sistem të ri në Evropë në fillim të nëntorit, duke mos lejuar më reklama të personalizuara në këmbim të një abonimi, ose të përdorej shërbimi falas duke rënë dakord për regjistrimin e të dhënave personale. “Facebook” dhe “Instagram” kanë 144 dhe 133 milionë përdorues të rregullt në Evropë, duke përjashtuar Mbretërinë e Bashkuar, respektivisht, sipas “Insider Intelligence”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ