Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALE770 ha tokë bujqësore të përmbytura në Lezhë

770 ha tokë bujqësore të përmbytura në Lezhë

Ka shkuar në 770 hektarë sipërfaqja e tokës së përmbytur në Lezhë, teksa moti vijon të jetë i paqëndrueshëm, ndërsa është parashikuar që reshjet e shiut të vijojn me intensitet të lartë edhe përgjatë kësaj të shtunë. Në ish kënetën e Toroviocës , njësia administrative Balldren, janë të përbytur akualisht rreth 250 ha, ndërsa po në këtë njësi, në fshatin Gocaj ka rreth 20 ha sipërfaqe toke të përmbytur. Në njësinë adminstative Zejmen sipërfaqja e përmbytur ka shkuar në 200 ha toke bujqesore. Nga ana tjetër, situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Në zonat e thella dhe me shtrirje në lartësi mbi nivelin e detit kanë filluar reshjet e dëborës, si në fshatin Nenshejt, Nj.A Orosh trashësia e dëborës eshte rreth 25 cm, dhe vazhdon te bjere. Në disa fshatra të Nj.A Fan trashësia e dëborës ka shkuar në rreth 30 cm, por raportohet se deri më tani rrugët janë të kalueshme pa problem. Në Shkodër, reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar akset Shkodër-Theth në Qaf Thore, ku trashësia e dëborës ka shkuar në 1 metër, ndërsa po ashtu i pakalueshëm është edhe aksi Shkoder-Vermosh në Qaf të Berdalecit. Probleme ka edhe me furnizimin me energji elektrike, ku 200 kanë mbetur pa drita. Siperfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër ka shkuar në 1120 ha. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments