Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI759 shërbime elektronike për biznesin në e-Albania

759 shërbime elektronike për biznesin në e-Albania

Tashmë bizneset që veprojnë në vend shërbehen në kohë reale përmes platformës e-Albania, 24 orë në 7 ditë të javës. Platforma e-Albania përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një video ku tregohen lehtësitë që ofrohen për biznesin nga këto shërbime elektronike. “Aktualisht në këtë platformë janë 759 shërbime elektronike për biznesin të cilat sjellin më shumë lehtësi. Këto shërbime kanë bërë të mundur evitim e burokracive dhe kanë krijuar një terren të lehtë për bizneset”, bëri të ditur e-Albania në njoftim. Gjithashtu, theksoi e-Albania, “me anë të ketyre shërbimeve gjithashtu janë lehtësuar procedurat dhe janë krijuar lehtësi administrative. Aplikimi online kryehet në pak minuta dhe ofrohen dokumente elektronike utilitare”. Portali unik qeveritar shumëfunksional “e-Albania.al” administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. Portali qeveritar “e-Albania” është i lidhur me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, e cila është arkitektura bazë mbi të cilën mundësohet ndërveprimi me sistemet elektronike të institucioneve publike. Platforma “e-Albania” ofron 1225 shërbime elektronike për qytetarët shqiptarë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments