Wednesday, February 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE73-vjetori i krijimit të teatrit "Migjeni"

73-vjetori i krijimit të teatrit “Migjeni”

24 Nëntori është një nga datat e rëndësishme për artin e kulturën shqiptare e në mënyrë të veçantë për Shkodrën. Me këtë datë lidhen fillimet e teatrit “Migjeni” si një teatër profesionist ku ndër vite roli dhe kontributi i këtij institucioni në gjallërimin e jetës artistike dhe nxjerrjen e figurave të shquara ka qenë gjithnjë i madh. Një institucion e bën të pasur arkivi i tij dhe nëse flasim për këtë pjesë të vyer të teatrit “Migjeni”, Astrit Fani kujdeset me fanatizëm për këtë pjesë të rëndësishme të historisë teksa kujton edhe arkivistin e parë të teatrit “Migjeni”, aktorin Paulin Lacaj. Drejtuesja e këtij teatri, Rita Gjeka nuk e fsheh krenarinë teksa flet për këtë institucion me peshë që historia e pasur e të kaluarës ja shton përgjegjësitë dhe sfidat në të ardhmen. Xhahid Bushati, një nga personalitetet e qytetit të Shkodrës i ka dedikuar një libër disa prej aktorëve që ndër vite kanë kontribuar në teatër me titullin “Teatri Migjeni, kujtesa e një qyteti” dhe ai ka ç’të thotë kur është fjala për këtë institucion të dashur nga të gjithë. Teatri “Migjeni” do të krijohej me VKM me 24 nëntor 1949 ndërsa trupa e parë e tij do të përbëhej nga regjisori Andrea Skanjeti dhe 8 aktorë profesionistë si dhe 12 gjysëmprofesionistë. Premiera e parë do të shfaqej më 26 maj 1950 dhe që nga ajo kohë mbi 300 premiera do të shfaqeshin për publikun. Teatri “Migjeni” është vlerësuar në vitin 2019 me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës.https://lajme.rtsh.al/artikull/73-vjetori-i-krijimit-te-teatrit-migjeni-mbi-300-premiera-nder-vite

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ