Akademia e Shkencave e Shqipërisë shënon sot 50-vjetorin e themelimit. Që prej datës së themelimit të saj, më 10 tetor të vitit 1972, ASHSH u kthye në një qendër elitare të zhvillimit të kërkimit shkencor, krahas veprimtarisë kërkimore universitare, duke e shtrirë veprimtarinë e saj në të gjitha fushat e dijes. Festimet jubilare të 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë do të zgjasin tre ditë. Ato nisen dje dhe do të vazhdojnë deri më 11 tetor 2022. Ditën e djeshme u bë pritja e delegacioneve akademike nga rajoni e Europa, të cilët pasdite ndoqën një shfaqje baleti në Teatrin e Operës. Sot, veprimtaritë nisën herët me ceremoninë e nderimit pranë busteve të dy akademikëve themelues Aleks Buda dhe Eqrem Çabej dhe me pas Konferenca jubilare kushtuar 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave, në sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Më pas, fjala e rastit e akad. Skënder Gjinushit, si dhe fjalimet përshëndetëse të akad. Mehmet Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ministres Kushi, të presidentit të ALLEA-s, akad. Antonio Loprieno si dhe e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Pasdite, kryetarët e delegacioneve të akademikëve të ardhur nga rajoni dhe Europa, do të priten nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.http://ata.gov.al/2022/10/10/shenohet-50-vjetori-i-themelimit-te-akademise-se-shkencave/
50-vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave
RELATED ARTICLES