Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi sot marrëveshjen e huas me KfW për programin për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve të ngurta. Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj e pranishme në komision bëri të ditur se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të mundësojë financimin e ndërtimit të infrastrukturës së menaxhimit të integruar të mbetjeve, sipas nevojave të identifikuara gjatë hartimit të studimit të fizibilitetit për zonat e mbetjeve Dibër, Tiranë-Durrës, Berat, zona veriore e rajonit Vlorë, Korçë. “Ky projektligj synon ratifikimin e marrëveshjes së huasë me KFW për programin për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve të ngurta, në vlerën 50 milionë euro. Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është dhënia e kontributit për një menaxhim të qëndrueshëm të mbetjeve të ngurta, nëpërmjet investimeve në infrastrukturën e mbetjeve të ngurta dhe mbështetjen institucionale për dhënien e një shërbimi të përmirësuar në zonat e ndryshme të mbetjeve”, tha ajo. Muçaj vuri në dukje se realizimi me sukses i programit do të sjellë në mënyrë të drejtpërdrejtë përmirësimin e menaxhimit të integruar të mbetjeve në rajonet e përfshira. Aktualisht, ekzistojnë qendrat e menaxhimit të mbetjeve për zonat e mbetjeve Tiranë-Durrës (Sharra, Tiranë), Shkodër – Lezhë (Bushati, Shkodër), Vlora – Jug (Bajkaj, Sarandë) dhe Korçë (Maliq), të cilat janë ndërtuar, duke plotësuar 3 kushtet teknike e mjedisore. Gjithashtu, është ndërtuar dhe është në funksionim, impianti për trajtimin e mbetjeve dhe prodhim energjie në Elbasan, është në proces finalizimi ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve dhe prodhim energjie në Fier, si dhe është në proces finalizimi ndërtimi i qendrës së menaxhimit të mbetjeve për zonën e mbetjeve Vlorë – Veri në Sherishtë, Vlorë. Zv/ministrja Muçaj tha se nëpërmjet financimeve hua të kësaj marrëveshjeje, parashikohet të financohet furnizimi i makinerive dhe pajisjeve për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve, si dhe për pastrimin e bashkive, si kosha dhe kontenierë për depozitimin e mbetjeve, makineri për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve, makineri për pastrimin e rrugëve, makineri për pastrimin e plazheve, si dhe ndërtimi i qendrave të menaxhimit të mbetjeve, duke përfshirë impiantin e ndarjes së mbetjeve të ngurta nga ato të riciklueshme, landfill për mbetjet e ngurta urbane, landfill për mbetje inerte, stacione transferimi të mbetjeve; rehabilitim dhe mbyllje e venddepozitimeve ekzistuese të mbetjeve. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on