Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA47-vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

47-vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Më 20 dhjetor të vitit 1975 u themelua, në Prishtinë, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK). ASHAK është institucioni më i lartë i shkencës dhe i artit në Kosovë, i themeluar nga Kuvendi i Kosovës, që e ushtron veprimtarinë e saj në fushën e shkencës dhe të artit, që përfshin kultivimin, nxitjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike. Akademia përbëhet nga tri organe kryesore nga Kuvendi, Kryesia dhe Kryetari. Ndër to organi më i lartë është Kuvendi i Akademisë dhe përbëhet nga të gjithë anëtarët e rregullt dhe korrespondentë të saj. Kryetari aktual i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës është akad. Mehmet Kraja. Akademia ka anëtarë të rregullt, anëtarë korrespondentë dhe anëtarë të jashtëm. Shkencëtarët që bartin titullin akademik janë anëtarë të përjetshëm. Akademia e Shkencave e Kosovës në fillim kishte anëtarë të të gjitha komuniteteve që vepronin dhe jetonin në Kosovë, shqiptarë, serbë, boshnjakë etj. Në prill të vitit 1989 u ndërpre financimi i veprimtarisë së Akademisë me “arsyetim” se nuk i përmbushte standardet jugosllave dhe se me angazhimet e saj publike e rëndonte rendin kushtetues të ish-Jugosllavisë. Së pari ASHAK doli me Deklaratën Kushtetuese, pastaj doli në mbrojtje të të drejtave të njeriut në Kosovë, sidomos të shqiptarëve në kuadër të ish-Jugosllavisë dhe përkrahu referendumin për pavarësi, intensifikoi bashkëpunimin me Akademinë e Shqipërisë, etj. Në vitin 1992 Kuvendi i Serbisë, edhe pse nuk ishte themelues i kësaj Akademie, shpalli të mbyllur ASHAK-un. Anëtarët e kësaj Akademie nuk e përfillën vendimin e Serbisë dhe vazhduan punën në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme derisa në vitin 1994 policia serbe mbylli godinën e ASHAK-ut duke e përdorur atë për qëllime të tjera. Gjatë viteve jashtë objektit, Akademia e vazhdoi punën e rregullt, duke publikuar revista e publikime të tjera shkencore e shoqërore. Me rastin e 47-vjetorit të themelimit, kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka dërguar mesazhe urimi drejt Prishtinës.https://ata.gov.al/2022/12/20/47-vjetori-i-themelimit-te-akademise-se-shkencave-dhe-arteve-te-kosoves/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments