Të paktën 435 tonë ar u kontrabanduan nga kontinenti i Afrikës në vitin 2022. Në raportin e titulluar “Në kërkim të arit afrikan” nga organizata joqeveritare ”Swissaid” me qendër në Zvicër, u dhanë informacione për sasinë e arit të nxjerrë nga kontinenti, i paregjistruar nga vendet afrikane. Në raport thuhet se mesatarisht prej 321 deri në 474 tonë ar të paregjistruar prodhohen çdo vit në Afrikë dhe se të paktën 435 tonë ar u kontrabanduan në vitin 2022. Tonelatat e kontrabanduara të arit ishin humbje e të ardhurave për vendet afrikane ndërsa krizën e thellojnë edhe korrupsioni, krizat e qeverisjes dhe konfliktet e armatosura. Më tej thuhet se ”kontrabanda e arit në të gjithë kontinentin është dyfishuar në vitin 2022 krahasuar me vitet e mëparshme” dhe se ”Zvicra, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe India janë tre eksportuesit më të mëdhenj të arit afrikan”. Vendet ku është nxjerrë më shumë ar në vitin 2022 janë Mali, Zimbabve dhe Bregu i Fildishtë ndërsa është bërë e ditur se prodhimi më i madh i arit të paregjistruar është bërë në Gana, Afrikën e Jugut, Guinea dhe Burkina Faso. Sasia e arit të nxjerrë dhe të paregjistruar në Afrikë ishte më e lartë se sa parashikohet