Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri të ditur se 435 të rinj përfunduan me sukses programin kombëtar të praktikave të punës.

Sipas saj, ky program është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e aftësive profesionale dhe integrimin në tregun e punës.

“Përmes ndryshimeve që po ndërmarrim, synojmë të ofrojmë mundësi më të mira zhvillimi për të rinjtë, duke krijuar një sistem më të fortë dhe të qëndrueshëm”, u shpreh ajo.

Të rinjtë, tha Muzhaqi, janë shpresa dhe energjia e ardhshme e vendit tonë, angazhimi dhe përpjekjet e tyre janë të paçmuara.