Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMI43.1 miliardë për përballimin e efekteve të krizës

43.1 miliardë për përballimin e efekteve të krizës

Ndryshimet në buxhetin e këtij viti dhe politikat e ndjekura nga qeveria në përgjigje të krizës globale e ardhur nga invazioni rus në Ukrainë janë dy nga pikat për të cilat opozita dhe mazhoranca po debatojnë në seancën e sotme plenare. Opozita akuzoi qeverinë se po i kanalizon fondet për klientët e saj dhe nuk po i adreson drejt shtresave në nevojë të prekura nga rritja e çmimeve për produktet bazë deri në 25 %. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho deklaroi se rritja me 7 % e pagave nga ana e qeverisë nuk mbulon koston e shtuar nga rritja e çmimeve prej 15-25 %. “Kjo është aritmetikë e thjeshtë. Duhet të kuptoni se në ç’kushte po jetojnë njerëzit pas gjithë këtyre “sukseseve “që ju përmendni. Në paketën e parë dhatë 3-fish atyre të rrugëve që i keni klient dhe 1-fish qytetarëve”, tha Spaho. Por, ministrja e Financave dhe Ekonomisë deklaroi se mbështetja përmes paketave të solidaritetit gjatë këtij viti për qytetarët dhe biznesin për përballimin e efekteve të krizës ka shkuar 43.1 miliardë lekë“, tha ministrja. Sipas saj, këto masa janë përshëndetur edhe nga raporti i fundit i FMN-së. “Në raportin e fundit të FMN-së qeveria përshëndetet për mënyrën se si qeveria ka përballuar jo vetëm këtë krizë, por edhe ato të kaluarat, duke vijuar me reformat strukturore dhe investimet që kanë sjellë e sjellin zhvillim sot dhe në vitet në vijim”, u shpreh ministrja. Ajo theksoi se masat mbështetëse kanë targetuar shtresat më në nevojë, si pensionistët dhe ata me pagesë papunësie. Për pensionistët, ministrja rikujtoi se ata përfituan indeksim me 9.5 %, ndërsa pagesa për papunësinë dhe ndihma ekonomike u rrit me 10 %.http://ata.gov.al/2022/12/22/ibrahimaj-43-1-miliarde-leke-qytetareve-dhe-biznesit-per-perballimin-e-efekteve-te-krizes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ