Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në seancën dëgjimore në Komisionin për Punë, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, tha se buxheti i vitit 2023 vijon të financojë programin për modernizimin e infrastrukturës të shërbimit shëndetësor në të gjitha nivelet duke nisur nga qendrat e kujdesit parësor në ato spitalor me synim rritjen e cilësisë së ofrimit shëndetësor për qytetarët, duke kapur vlerën 3.5 miliardë lekë. Në fjalën e saj në komision, Manastirliu u shpreh se “po përfundojmë rehabilitimin e Spitalit Pediatrik në QSUT, fazën e dytë, si dhe do të fillojmë projektin e rehabilitimit të Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe atij Psikiatrik në QSUT”. Ministrja Manastirliu bëri të ditur se do të nisim dhe rehabilitimin e spitaleve rajonale të Dibrës, Lezhës dhe Spitalit Bashkiak të Krujës. “Fillojmë rehabilitimin dhe pajisjen për poliklinikave në spitalet rajonale të Elbasanit, Shkodrës dhe Durrësit dhe finalizojmë rikonstruksionin për poliklinikat e Gjirokastrës dhe Dibrës. Përfundojmë rehabilitimin e Spitalit Rajonal Kukës të fazës së tretë të tij”, tha Manastirliu. Buxheti i vitit 2023 do të mbështesë rehabilitimin e 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave duke e çuar numrin e tyre në 400 që nga fillimi i programit. “Me programin e rehabilitimit të qendrave shëndetësore dhe ambulancave sigurojmë rehabilitimin e 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave për vitin 2023 duke i çuar në 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca të rehabilituara që me fillimin e këtij programi”, tha Manastirliu. Buxheti i vitit 2023 do të financojë gjithashtu:rehabilitimin dhe pajisjen për poliklinikave në spitalet rajonale të Elbasanit, Shkodrës dhe Durrësit dhe finalizojmë rikonstruksionin për poliklinikat e Gjirokastrës dhe Dibrës, përfundimin e rehabilitimit të Spitalit Rajonal Kukës të fazës së tretë të tij, si dhe përfundon faza e parë të rindërtimit të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe nis projekti i rehabilitimit të fazës së dytë të këtij projekti. Manastirliu bëri të ditur se “do të ndërtohet për të parën herë qendra laboratorike të Institutit të Shëndetit Publik në fazën e parë të tij dhe më pas shtrihet në rehabilitimin e Institutit të Shëndetit Publik dhe pajisjen e tij. Ndërsa përfundon rikonstruksioni dhe pajisja me aparatura bio-mjekësore të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut”.https://ata.gov.al/2022/10/31/manastirliu-400-qendra-te-reja-shendetesore/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on