Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE4 studiot finaliste për Qendrën e Vizitorëve në Butrint

4 studiot finaliste për Qendrën e Vizitorëve në Butrint

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti takoi në Tiranë përfaqësuesit e 4 studiove finaliste, prej nga do të dalë edhe projekti fitues i Qendrës së Vizitorëve në Butrint. Katër studio finaliste janë “Kengo Kuma & Associates” nga Japonia, “Philippe PROST / AAPP” nga Franca, “Lahdelma & Mahlamäki Architects” nga Finlanda dhe “William Matthews Associates” nga Mbretëria e Bashkuar. Pas diskutimeve dhe pyetje-përgjigjeve të shumta për mënyrën se si ky objekt i ri do të integrohet dhe shkrihet me peizazhin, arkitektët udhëtuan drejt Butrintit, ku u njohën me terrenin dhe karakteristikat e këtij siti, në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Kjo do të jetë një qendër dinjitoze, ku vizitori do të gjejë jo vetëm shërbime, por edhe informacion dhe një kënd të dedikuar për artizanët. Eksperienca në Butrint do të nisë nga kjo qendër. Qyteti Antik i Butrintit, ose me emrin e lashtë Buthrotum, shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, 20 km në jug të portit të Sarandës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments