Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI4.1 mld lekë nga taksa e jashtëzakonshme mbi prodhuesit e energjisë

4.1 mld lekë nga taksa e jashtëzakonshme mbi prodhuesit e energjisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se të ardhurat në buxhet nga taksa e jashtëzakonshme për kompanitë e prodhimit të energjisë llogariten 4.1 miliardë lekë. Shifra u bë publike gjatë konferencës për shtyp mbi zhvillimet e ekonomisë përgjatë muajve të parë të vitit. Qeveria vendosi në fund të vitit të shkuar një taksë të jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë elektrike. Me të ardhurat e mbledhura nga kjo taksë krijohet një fond i veçantë dhe do të përdoret për paketa sociale për qytetarët dhe bizneset për të përballuar krizën energjetike. Kësti i parë i taksës së jashtëzakonshme mbi prodhuesit e energjisë u mblodh në fillim të muajit prill. Dhe po këtë muaj qeveria ndau edhe bonusin prej 5 mijë lekësh për pensionistët. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments