Thursday, March 20, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE 27 të zhdukur pas stuhisë ”Doksuri”

 27 të zhdukur pas stuhisë ”Doksuri”

Numri i të vdekurve nga shirat e dendur që goditën Pekinin është të paktën 11 dhe i të zhdukurve 27. Helikopterë ushtarakë janë vendosur për të ofruar furnizime për pasagjerët në trenat e bllokuar, pasi stuhitë gjunjëzuan kryeqytetin. Stuhia Doksuri, një ish-super tajfun, ka goditur Kinën në një drejtim verior që nga e premtja, duke hyrë në provincën jugore të Fujianit, pasi kishte përfshirë Filipinet. Shirat e dendur filluan të godasin qytetin dhe zonat përreth të shtunën, me pothuajse reshjet mesatare për të gjithë muajin korrik të hedhura në Pekin në vetëm 40 orë. Sot, transmetuesi shtetëror CCTV përditësoi numrin e përgjithshëm të të vdekurve në kryeqytetin kinez, duke raportuar se “shirat e dendur kanë vrarë të paktën 11 persona, ndërsa 27 janë të zhdukur”. Një njësi ushtarake prej 26 ushtarësh dhe katër helikopterësh nisi një “mision shpëtimi nga ajri” këtë mëngjes për të shpërndarë qindra pako ushqimore dhe batanije për njerëzit e bllokuar brenda dhe rreth një stacioni treni në distriktin Mentougou. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ