25 vjet pas debutimit të filmit të parë, Matrix gjen një regjisor të ri. ”Warner Bros” ka zgjedhur Drew Goddard, regjisorin e nominuar për Oscar për skenarin e ”The Martian”. Lana Wachowski, bashkëskenaristja dhe bashkëdrejtoresha e serialit origjinal me motrën e saj Lilly, do të jenë producente ekzekutive. Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse anëtarët e kastit historik Keanu Reeves (Neo), Carrie Anne-Moss, Laurence Fishburne (Morpheus), Hugo Weaving dhe Jada Pinkett Smith do të kthehen në episodin e pestë.
“Nuk është e tepruar të thuhet se ‘Matrix’ ndryshoi kinemanë dhe jetën time. Arti i Lanës dhe Lilly-t më frymëzon çdo ditë dhe jam mirënjohës pa fjalë që mund të tregoj histori në botën e tyre”, theksoi regjisori. ”Matrix” i parë, i shkruar nga motrat Wachowski u publikua në SHBA më 31 mars 1999. I refuzuar nga Kana, ai u bë menjëherë një kult dhe sukses global (mbi 463 milionë dollarë të fituara në mbarë botën dhe fituan katër Oscar) me përzierjen e tij të fantashkencës, aksionit, arteve marciale dhe filozofisë.