Wednesday, April 23, 2025
HomeSHKENCA DHE JETA25 000 dollarë për një kg meteor

25 000 dollarë për një kg meteor

Shumica e meteoritëve që mbërrijnë nga hapësira dhe i mbijetojnë kalimit të atmosferës përfundojnë duke rënë në ujërat e oqeaneve. Kjo ndodh për një arsye shumë të thjeshtë: në Tokë, uji zë një sipërfaqe shumë më të madhe se ajo e zënë nga toka e thatë. Ndonjëherë ndodh që këto objekte që bien nga qielli të përfundojnë në kontinente. Ashtu si ditët e fundit, kur një meteorit ra në pyjet e Maine (Shtetet e Bashkuara). Dhe as që do të kishte bërë një bujë të tillë, veçse… kushdo që gjen një pjesë të saj mund të shpërblehej pa masë. Muzeu i Mineraleve dhe Gemave të Maine, në fakt, shpreson të marrë në dorë fragmentet e këtij objekti që i mbijetoi kalimit nëpër atmosferën e Tokës dhe ka shpallur një shpërblim prej 25 000 dollarësh për ata që dorëzojnë një pjesë që peshon të paktën një kilogram. Jo vetëm kaq: TV amerikan CNN raporton se parashikohet një shpërblim nga muzeu edhe për ata që gjejnë dhe dorëzojnë copa më pak se një kilogram. Në vitin 2016, muzeu bëri një ofertë të ngjashme pas një përplasjeje meteori. NASA thotë se rënia e këtij meteori është ndjekur nga radari i saj i pranishëm në atë territor dhe ka nxjerrë një hartë (më poshtë) e cila tregon zonën ku mund të gjendeshin mbetjet e meteorit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ