Festivali Rajonal i Kompanive të Nxënësve në Gjirokastër shërbeu si një platformë për promovimin e 44 produkteve dhe ideve inovative të të rinjve nga jugu i vendit.

Festivali Rajonal i Kompanive të Nxënësve synon fuqizimin e sipërmarrjes rinore, nxitjen e kreativitetit dhe krijimin e mundësive konkrete për zhvillimin personal dhe punësimin e tyre në të ardhmen.

Këto iniciativa ndihmojnë në promovimin e produkteve bio dhe punimeve artizanale të zonës, duke shfaqur potencialin e të rinjve për t’u bërë pjesë aktive e ekonomisë lokale.