Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI24 fabrika konkurrojnë në “Degustimin e djathit shqiptar”

24 fabrika konkurrojnë në “Degustimin e djathit shqiptar”

24 prodhuesit kryesor të djathit nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, konkurruan javën e fundit në Gramsh në takimin kombëtar “Degustimi i djathit shqiptar” me produktet e tyre në kategoritë e djathit të bardhë dhe kaçkavall, të dhisë dhe të deles. Aktiviteti mbi Degustimin e Djathit, i organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me mbështetjen e programi ‘Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural’ (SRD) i implementuar nga GIZ, u fokusua në cilësisë e produktit (qumësht dhe djathë) dhe sigurinë ushqimore duke ekspozuar përparimet që kanë bërë fermerët në njësitë e përpunimit (baxhos dhe fabrikat e qumështit) apo në kujdesin ndaj shëndetit të kafshëve dhe sistemin e transportit të qumështit brenda standardeve të BE-së. Krahas evidentimit të vlerave dhe cilësisë së prodhimit të djathit, objektiv tjetër i këtij takimi ishte, bashkimi i prodhuesve të këtij sektori dhe ekspozimi i tyre, tek blerësit e mundshëm, si rrjetet e supermarketeve dhe agroturizmeve për t’u mundësuar atyre të demonstrojnë produktet e tyre. Ekspertët e bujqësisë vlerësuan se, aktivitete të llojit të testimit të djathit të qumështit nga ripërtypësit e vegjël kanë gjithashtu qëllim promovimin e prodhimit të djathit me cilësi të lartë përmes zhvillimit të një sektori konkurrues dhe të qëndrueshëm. Përmirësimi i cilësisë së djathit ndikon pozitivisht, jo vetëm në rritjen e vlerës së produktit, por edhe përmbush kërkesat e konsumatorëve për ushqim të sigurt. Fokusi ynë është krijimi i standardit privat të produktit vendas, i cili i shton vlerë sektorit blegtoral, nga fermeri tek përpunuesit dhe prodhuesit e djathit nga qumështi i ripërtypësve të vegjël. Në fund të aktivitetit u shpallën 6 fitues, nga ku 4 prej të cilëve morën çmimin “djathë cilësor”, vendi i dytë mori çmimin “djathë i cilësisë së lartë” dhe çmimin e parë e fitoi çmimin “djathi më i mirë shqiptar për vitin 2022”. Gjashtë fituesit e parë do të kenë mundësi të përfshihen. https://ata.gov.al/2022/10/02/24-fabrika-te-perpunimit-te-qumeshtit-konkurrojne-ne-degustimin-e-djathit-shqiptar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments