Që nga mesi i viteve 1960, ka më shumë meshkuj se femra në Tokë. Në vitin 2021, e para e tejkaloi të dytën me 44 milionë njësi. Megjithatë, gjërat janë të destinuara të ndryshojnë. ”Në vitin 2050 meshkujt dhe femrat do të jenë sërish në barazi numerike, si rezultat i disa tendencave të vazhdueshme demografike”, shkruan focus.it. ”Pew Research Center”, qendra amerikane e studimit që mban gjurmët e fenomeneve demografike, sociale dhe ekonomike, shpjegon se në dekadat e ardhshme popullsia botërore është e destinuar të plaket, nga njëra anë për shkak të uljes së lindshmërisë, nga ana tjetër falë faktit se jemi më jetëgjatë. Çfarë lidhje ka gjinia e të porsalindurit? Kur një pjesë e madhe e popullsisë botërore është e re dhe për rrjedhojë lindin më shumë fëmijë, ka edhe më shumë djem, sepse në momentin e lindjes përqindja e foshnjave meshkuj priret të jetë më e lartë. Kjo nuk është aq për shkak se ngjizen më shumë meshkuj (shanset në konceptim janë 50 dhe 50), por sepse vdekshmëria e fetuseve femra gjatë shtatzënisë është në përgjithësi më e lartë. Për më tepër, në disa vende fort patriarkale, ku vajzat shihen si barrë dhe gratë të diskriminuara, ky dallim rreptësisht biologjik përkeqësohet nga praktika e abortit selektiv dhe nga vrasja e foshnjave të vajzave të porsalindura. Në fakt, popullsia globale po plaket dhe, pas lindjes, femrat jetojnë më gjatë në shumicën e vendeve. Për shkak të arsyeve gjenetike dhe faktorëve të sjelljes, vdekshmëria e meshkujve është në fakt më e lartë. Përveç kësaj, më shumë burra kanë vdekur nga CoViD-19 në tre vitet e fundit.https://ata.gov.al/2022/09/14/ne-2050-bota-do-te-kete-te-njejtin-numer-burrash-dhe-grash/
2050-n bota do të ketë të njëjtin numër burrash dhe grash
RELATED ARTICLES