Programi i shërbimit stomatologjik shkollor dhe ai i kujdesit për shikimin, iu shërbejnë rreth 230 mijë fëmijëve të grupmoshës 6-14 vjeç.
Pas ngritjes së 18 kabineteve të reja dentare në shkollat e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Durrësit, prej muajit shkurt ka nisur edhe ofrimi i një shërbimi të ri dentar për fëmijët e shkollave, kryesisht ne zonat rurale, me dy Njësi të Lëvizshme Dentare, ku janë kryer rreth 5 mijë depistime, teksa do të vijojë zgjerimi i këtij shërbimi me 18 kabinete të reja dentare gjatë 2023 edhe në qarqe të tjera të vendit.