Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë, nxënësit po zgjedhin shkollat profesionale, për të gjetur veten shpejt në tregun e punës. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri sot të ditur se, rreth 18 279 të rinj kanë zgjedhur të studiojnë në arsimin e mesëm profesional në 23 drejtime mësimore. Po ashtu, ajo informoi se janë 1574 mësimdhënës që japin kontributin e çmuar për Arsimin dhe Formimin Profesional në Shqipëri. “Arsimi Profesional, është një mjet i fuqishëm për t’i dhënë të rinjve një mundësi punësimi të sigurt’ për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”, tha ajo. Agjencia Kombëtare e Punësimit bëri të ditur se, pjesa më e madhe e të rinjve punësohen duke ndjekur ende studimet. Shqipërisë i mungojnë punëtorë të kualifikuar në industrinë tekstile, industrinë ushqimore, në vendosjen e skelave të ndërtimit, në mirëmbajtjen e makinerive industriale, në industrinë elektromekanike. Shqipërisë i mungojnë saldatorë, elektricistë, kuzhinierë, guida turistike, gjeologë, minatorë, specialistë ashensorësh, etj. Në 35 shkolla profesionale në të gjithë Shqipërinë ofrohen 23 drejtime mësimore për t’u bërë profesionist. ATSH
18 279 të rinj në arsimin e mesëm profesional
RELATED ARTICLES