Të ardhurat tatimore, që përfshijnë të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT, për 7-mujorin 2022 u realizuan në masën 166.9 miliardë lekë, 25.3 miliardë ose 17.9% më shumë se 7-mujori i vitit të kaluar, si dhe 10.5 miliardë lekë, ose 6.7% më shumë se plani i 7- mujorit 2022. Referuar raportit mujor të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 21.8 miliardë lekë, 6.2 miliardë ose 39.5% më shumë se 7-mujori 2021, si dhe 721 milionë ose 3.4% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 7-mujorin 2022. Rimbursimet për periudhën 7-mujore 2022 janë 9.3 miliardë lekë, 6.9 miliardë lekë ose 42.6% më pak se 7-mujori 2021, si dhe 1.4 miliardë lekë ose 13.1% më pak se plani i rimbursimit të TVSH-së për 7-mujorin 2022. Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 27.4 miliardë lekë 7.8 miliardë lekë, ose 39.8% më shumë se 7-mujori 2021, si dhe 6.7 miliardë lekë ose 32% më shumë se plani i vitit 2022 për Tatimin mbi Fitimin. Nga tatimi mbi të ardhurat personale u arkëtuan 25.7 miliardë lekë, 2.9 miliardë lekë ose 12.5% më shumë se 7-mujori 2021, si dhe 443 milionë ose 1.7% më pak se plani i 7-mujorit 2022. Nga taksat nacionale, për periudhën 7-mujore 2022 u arkëtuan 24 miliardë lekë, 2.4 miliardë lekë ose 11.1% më shumë se 7-mujori 2021, si dhe 602 milionë lekë ose 2.6% më pak se plani i përcaktuar për 7-mujorin 2022. Ndërsa të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 68 miliardë lekë, 6.1 miliardë lekë ose 9.8% më shumë se 7-mujori 2021, si dhe realizim 104.6 % të planit për 7-mujorin 2022.https://ata.gov.al/2022/08/18/mfe-gati-170-miliarde-leke-nga-te-ardhurat-tatimore-ne-buxhet/