Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE15 maji, Dita Botërore e Familjeve

15 maji, Dita Botërore e Familjeve

Sot është Dita Botërore e Familjeve. Në një kohë kur popullsia në rang botëror ka arritur 8 miliardët, Kombet e Bashkuara shohin me vëmendje ndryshimin demografik i cili është një nga megatrendet më të rëndësishme që ndikon në botën tonë dhe në jetën e mirëqenien e familjeve në mbarë botën. Tendencat demografike ndikohen kryesisht nga fertiliteti dhe vdekshmëria. Një numër më i ulët i lindjeve sjell përfitime për familjet pasi ato janë më të afta të investojnë në shëndetin dhe arsimin e fëmijëve të tyre, gjë që pasohet nga ulja e varfërisë dhe zhvillimi më i mirë socio-ekonomik. Hulumtimet tregojnë se ulja e fertilitetit gjithashtu rrit pjesëmarrjen e grave në punë. Por ana tjeter e medaljes është se familjet sa vjen e bëhen më të vogla në numër, duke pasur më pak gjasa të përballen me kujdesin dhe detyrimet e tjera shtëpiake. Në kohë papunësie ose sëmundjeje, familjet kanë më pak anëtarë për t’u mbështetur. Për më tepër, nivelet e ulëta të lindshmërisë mund të dëmtojnë forcat e punës dhe strukturat sociale duke shkaktuar reagime drastike me pasoja të vështira për t’u parashikuar për çështje që shkojnë nga sigurimi social deri te barazia gjinore. Kështu që Dita Botërore e Familjeve këtë vit vjen për të rritur ndërgjegjësimin për ndikimin e tendencave demografike në familje. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ