Monday, April 14, 2025
HomeSOCIALE11 banka tregtare lehtësuan kriteret e kredive

11 banka tregtare lehtësuan kriteret e kredive

Njëmbëdhjetë bankat tregtare në vend, lehtësuan kriteret e miratimit të kredive për individët gjatë 3-mujorit të dytë të vitit. Lehtësimi i standardeve u vërejt në të dyja kategoritë e qëllimit të përdorimit të kredisë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatore. Banka e Shqipërisë publikoi rezultatet e Vrojtimit mbi kreditimin, ku evidentoi se, lehtësimi i kushteve dhe termave të kreditimit u arrit në sajë të aplikimit të marzheve më të ulëta mbi kreditë normale, të zgjatjes së afatit maksimal të maturitetit për kreditë dhënë individëve, si edhe të kërkesave më të ulëta për kolateral në raport me kredinë e marrë, në kreditë për blerje banesash. Sipas BSH-së, faktori kryesor që çoi në lehtësimin e standardeve të kreditimit u raportua të jetë konkurrenca e shtuar në sistemin bankar. Kërkesa e individëve për kredi u perceptua e lartë edhe në tremujorin e dytë të vitit, si për kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe për ato konsumatore. Në tremujorin e tretë të vitit 2022, bankat presin t’i lehtësojnë më tej standardet e kreditimit për individët. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, kredia e re për individët arriti në 34.3 miliardë lekë, në rritje me 18.9 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë në fund të muajit maj, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 696 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 12.6 %.https://ata.gov.al/2022/07/21/bankat-lehtesuan-kushtet-per-kredite-konsumatore-dhe-blerjen-e-banesave/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ