Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEARSIM100-vjetori i shkollës së themeluar nga patriotët Qiriazi-Dako

100-vjetori i shkollës së themeluar nga patriotët Qiriazi-Dako

Kolegji “Qiriazi”, pasardhës i Institutit Femëror “Qiriazi”, i themeluar në Kodër-Kamzë në vitin 1922, ka kremtuar 100-vjetorin, me një ceremoni ku kanë qenë të ftuar autoritete vendore dhe të huaja, si zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Albana Tole, prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, rektorë universitetesh e deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Shkolla Shqipe e Vashave, në Korçë ishte një shkollë për vajza që u hap më 23 tetor 1891 dhe që vuri themelet e Institutit të ringritur në 1922-shin, në Kodër-Kamzë. Me hapjen e konviktit në vitin 1900, u krijua mundësia që shumë vajza nga krahina të tjera të studionin aty. Themeluesit e këtij institucioni janë Sevasti Qiriazi dhe Kristo Dako, patriotë, rilindas dhe ikona të arsimit tonë kombëtar. Në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të Kolegjit Universitar Qiriazi, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka prezantuar një ekspozitë mbi angazhimin e Sevasti dhe Parashqevi Qiriazit në drejtim të zhvillimit të arsimit. Të pranishmit, në këtë event kanë mundur të takohen edhe me pasardhësit e motrave Qiriazi, Robert dhe Rozi Dako. Edit Durham, pas vizitës në Korçë në vitin 1903, shkruante për Shkollën e Vashave se pas mbylljes së shkollës mashkullore të Korçës, mbeti e vetmja shkollë në Shqipërinë Jugore, ku mund të mësohej shkrim e këndim në gjuhën shqipe. Edhe pse frekuentimi i asaj shkolle sillte rrezikun që vajzat dhe prindërit të persekutoheshin nga autoritetet turke, klasat ishin gjithmonë plot. Vajzat krishtere dhe myslimane mësonin të shkruanin dhe të lexonin në shqip dhe i mësonin edhe vëllezërve të tyre. ”Shkolla e Vashave ishte kaq moderne sa që më dukej se isha kthyer papritur në Europë”, shkruante Durham.https://ata.gov.al/2022/11/25/kremtohet-100-vjetori-i-shkolles-se-themeluar-nga-patriotet-qiriazi-dako/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments