Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se, për periudhën 12-16 shtator 2022, ka shqyrtuar dhe kaluar në sistem aplikativ 10 kërkesa për pajisje me licensë. AKU njoftoi se nga këto kërkesa, ka miratuar 6 licensime dhe ka refuzuar 4 të tilla. Sipas AKU-së, arsyet e refuzimit të licensimit ishin se nuk kishin planimetri të deklaruar në dokumentacion dhe nuk ishte në përputhje me planin faktik të subjektit, në momentin e inspektimit subjekti u gjet i mbyllur. AKU tërheq vëmendjen e subjekteve që duan të licencohen si operatorë në sektorin ushqimor, për respektimin rigoroz të dokumentacionit në respektim të ligjit dhe standardeve të sigurisë ushqimore. Në total për muajin shtator AKU ka shqyrtuar dhe kaluar në sistem aplikativ 43 kërkesa për pajisje me licensë.http://ata.gov.al/2022/09/21/aku-shqyrton-10-kerkesa-licensimi-nga-biznesi-ushqimor/