E lindur dhe e rritur në Shkodër, Miloti i ka dhënë skenës së artit dhe humorit shqiptar, qindra role dhe personazhe në teatër dhe kinema. Figura e saj ka shoqëruar breza të tërë artdashësish duke sjellë humor të spikatur dhe të qeshura.Zyliha Miloti, është vlerësuar me titullin Mjeshtre e Madhe dhe tituj të tjerë të shumtë, për kontributi e saj të çmuar në artin dhe kulturën shkodrane dhe më gjerë.Zyliha Miloti nderohet jo vetëm si një artiste e spikatur, por edhe si një figurë që ka lënë gjurmë të thella në kujtesën e parodisë shkodrane dhe artit shqiptar.





