Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZVICËR – Shumë të zhdukur pas shirave të rrëmbyer

ZVICËR – Shumë të zhdukur pas shirave të rrëmbyer

Shumë persona janë zhdukur në Zvicër, në kantonin Ticino, pas një rrëshqitjeje toke, të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur një pjesë të madhe të vendit alpin që nga e shtuna, tha sot policia. ”Stuhitë e mëdha shkaktuan një rrëshqitje toke në rajonin e Fontanas, në veriperëndim të kantonit, dhe shumë njerëz u raportuan të zhdukur”, shkruan policia e kantonit italishtfolës në një njoftim për shtyp, pa dhënë detaje të mëtejshme. ”Operacionet e shpëtimit janë veçanërisht të vështira për shkak të kushteve të këqija atmosferike”, raporton ky burim. Një thirrje për evakuimin e shtëpive pranë lumit Maggia u bë sot herët në mëngjes për banorët e Prato-Sornico dhe luginës Maggia, ku po kërkohen të zhdukurit. Sipas policisë kantonale, rrugët janë të pakalueshme dhe kampingjet e vendosura përgjatë lumit janë evakuar. Përveç kësaj, një urë u shemb nga ujërat që bllokuan rrugën kantonale. Disa lugina pranë luginës Maggia nuk janë më të aksesueshme dhe energjia elektrike është ndërprerë. ”Një pjesë e kantonit gjithashtu nuk ka ujë të pijshëm”, sipas sistemit federal të alarmit Swissalert.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ