Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZVICËR – Referendum për rritjen dhe moshën e pensionit

ZVICËR – Referendum për rritjen dhe moshën e pensionit

Votuesit zviceranë i kanë dhënë vetes një muaj pension shtesë çdo vit, në një referendum kombëtar të fokusuar në standardet e jetesës së të moshuarve, shkruan bbc.com. Qeveria kishte paralajmëruar se rritja e pagesës do të ishte shumë e shtrenjtë për t’u përballuar. Por, gati 60% e votuesve thanë ”po” në sondazhin e së dielës. Ndërkohë, 75% kundërshtuan rritjen e moshës së pensionit nga 65 në 66 vjeç. ”Pensioni maksimal mujor shtetëror është 2 550 euro dhe nuk është i mjaftueshëm për të jetuar në Zvicër”, deklarojnë pensionistët.

Kostoja e jetesës në Zvicër, veçanërisht në qytete si Zyrihu dhe Gjeneva, është ndër më të lartat në botë. Primet e sigurimit shëndetësor, të detyrueshme për të gjithë, janë rritur me shpejtësi dhe të moshuarit ndonjëherë e kanë të vështirë t’i paguajnë ato. Gratë që kanë ndërprerë marrëdhënien e punës për të krijuar një familje dhe emigrantët e rekrutuar dekada më parë për të punuar në fabrika, restorante ose spitale zvicerane, mund ta kenë veçanërisht të vështirë të sigurojnë bukën e gojës. Gjithnjë e më shumë njerëz punojnë deri në të 70-at e tyre jo me zgjedhje, por nga nevoja. Ndërkohë, tek brezat e rinj, stresi i lidhur me punën janë në rritje.

Propozimi për rritjen e pensioneve erdhi nga sindikatat, por u kundërshtua nga qeveria, parlamenti dhe drejtuesit e biznesit zviceran, të cilët besonin se ishte e papërballueshme. Votuesit zviceranë shpesh ndjekin këshillat e qeverisë për çështjet financiare. Disa vite më parë ata madje refuzuan një javë pushimi shtesë në vit. Rezultati u quajt një “fitore historike për pensionistët” nga Avivo, shoqata zvicerane që mbron të drejtat e pensionistëve aktualë dhe të ardhshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ