Një stuhi e fortë shkaktoi dje një viktimë në Zvicrën Perëndimore rreth 40 të plagosur u dërguan në spital në zonën La Chaux-de-Fonds, tha kryebashkiaku Jean-Daniel Jeanneret. Sipas policisë në rajonin e Neuchatel, një person u vra kur një vinç ndërtimi u rrëzua dhe goditi një makinë, e cila më pas mori flakë. Zyra Federale Zvicerane e Meteorologjisë dhe Klimatologjisë (MeteoSwiss) raportoi një erë prej 217 kilometrash në orë të matur në aeroportin La Chaux-de-Fonds vonë në mëngjes. Një zëdhënëse e MeteoSwiss tha se po hetohej për tornadon që kishte arritur në qytet. Stuhia e shkurtër, por e dhunshme shkaktoi gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale në qytetin pranë kufirit francez. Sipas Jeanneret, 200 ndërtesa u dëmtuan në një pjesë të qytetit. Agjencia e lajmeve Keystone-SDA raportoi se shumë automjete janë shkatërruar, shumë çati janë shkulur dhe shumë pemë janë rrëzuar. atsh
ZVICËR – Një viktimë dhe shumë të plagosur nga një stuhi
RELATED ARTICLES