Axhenda artistike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit parashikon në datën 22 qershor ngjarjen artistike me pjesëmarrjen e artistëve të famshëm. Kështu, një nga dirigjentët më të famshëm në nivel ndërkombëtar do të vijë në Tiranë për të drejtuar një koncert gala. Zubin Mehta, tashmë 87-vjeçar por ende me një aktivitet të ngjeshur artistik, do të zbresë në kryeqytetin shqiptar së bashku me Orkestrën Filarmonike të Beogradit. Kjo është hera e parë që dirigjenti me famë ndërkombëtare vjen në Shqipëri, por publiku shqiptar e njeh përmes dirigjimit të Koncertit të Vjenës si dhe bashkëpunimit me tre tenorët: Pavarotti, Domingo e Carreras. Zubin Mehta është bërë i famshëm për ekspresivitetin në podium si dhe për interpretimin që i bën repertorit operistik. Titujt që mban Zubin Mehta janë të shumtë. Karriera e tij mori hov që kur drejtoi Filarmoninë Mbretërore të Liverpulit, në moshën 21-vjeçare dhe më pas filloi të zëvendësonte gjithë dirigjentët më me emër. Ai u bë dirigjenti më i ri që ka drejtuar ndonjëherë një orkestër filarmonike në Amerikën e Veriut. Që prej vitit 1981 ai mban titullin “dirigjent i përjetshëm” nga Orkestra Filarmonike e Izraelit. Tituj të tillë si “dirigjent nderi” i janë dhënë Zubin Mehtas nga orkestrat e të gjithë kontinenteve. Galaja e 22 qershorit vjen në kuadër të “Ballkanit të hapur” dhe lidhet me festimet e 100-vjetorit të Orkestrës Filarmonike të Beogradit.atsh
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on