Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAZRrE: Nga 1 prilli pritet të shtrenjtohet rryma për 14%

ZRrE: Nga 1 prilli pritet të shtrenjtohet rryma për 14%

Nga 1 prilli pritet të shtrenjtohen tarifat e energjisë elektrike për 14 për qind, kështu ka thënë kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, i cili ka theksuar se shqyrtimi i jashtëzakonshëm i raportit konsultativ ende nuk është final. Kryesuesi i ZRrE-së, Fejzullahu ka thënë për KosovaPress se vendimi për tarifat e reja merret deri në fund të marsit, tek pas komenteve nga Qeveria, Zyra e Presidencës dhe institucionet tjera relevante. Ai, më tej ka thënë se në rast se ka komente të arsyeshme nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë. “Drafti për rritje është rreth 14 për qind, propozimi i stafit, mirëpo ende nuk është bërë vendim. Por, pritet që brenda këtij muaji me u shndërruar në vendim. Kështu që propozimi nga ana e stafit është rreth 14 për qind… Ne duhet edhe një herë me i shqyrtuar komentet, pasi t’i shqyrtojmë komentet dalim me përgjigje ndaj këtyre komente me një raport final, edhe pastaj shndërrohet në vendim, por ende nuk është ai vendim të bordit brenda këtij muaji dhe hyn në fuqi prej 1 prillit. Por, pa i ditur komentet, që për këtë kanë të drejtë qeveria, kuvendi, Zyra e Presidentit, këto institucione kanë të drejtë me i dërguar komentet. Në rast se ka komente të arsyeshme, ne duhet me i marrë parasysh. Nëse s’ka komente të arsyeshme mundet me mbetur i njëjti vendim”, ka deklaruar Fejzullahu. Ky propozim për shtrenjtim sipas kryesuesit Fejzullahu, ka ardhur për arsye se ende çmimet e importit për energji mbesin të larta. Ai ka treguar edhe kërkesën e kompanisë KESCO, me ç’rast, ka thënë se propozimi i tyre për shtrenjtim të tarifave të energjisë ka qenë rreth 50 për qind. “Propozimi i KESCO-s është për afërsisht 50 për qind, mirëpo ky propozim ka qenë kur çmimet e importit kanë qenë më të larta… Por, kryesore tani është se çmimet prapë kanë mbetur mbi 250 euro për një megavat orë energji. Për me qenë situata më norma duhet çmimi duhet me qenë diku 50 deri 60 euro. Kështu që është trefishi i çmimit normal”, ka theksuar ai. Për paralajmërimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike ka reaguar ditë me parë edhe KMDLNJ. Kujtojmë që, shtrenjtim të energjisë elektrike ka pasur edhe në shkurt të vitit të kaluar, me një vendim të ZRrE-së. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ