Me rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në Shqipëri synohet shtimi i listës së mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm më shumë elementë të diversitetit biologjik.
Zonat e Mbrojtura janë oaz i biodiversitetit në Shqipëri, tanimë me një sipërfaqe të shtuar në 21,5% të territorit të vendit
Zgjerimi i Zonave të Mbrojtura në Shqipëri synon të rrisë integritetin e këtyre zonave, për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë, për habitatet e rralla që bartin.
Zonat e mbrojtura në vend janë kthyer gjithashtu në destinacione turistike mjaft të vizituara për shkak të bukurive natyrore dhe relievit të larmishëm. Vetëm gjatë 2024 zonat e mbrojtura u vizituan nga 5,5 milionë vizitorë.