Në 8 muajt e parë të këtij viti, turistë të shumtë vizituan 3 zonat e mbrojtura që janë në monitorimin e adminstratës rajonale të zonave të mbrojtura të bashkisë Kukës. Këtë e pohoi edhe drejtori i kësaj administrate Lefter Gjana.

“Edhe ky vit ka qenë i suksesshëm pasi ka pasur fluks vizitorësh. Parku natyror Korab-Koritnik vazhdon të jetë shtegu më i frekuentuar”, tha Gjana.

Këtë vit edhe zonat e mbrojtura nuk iu shpëtuan dot flakëve.

“ Kemi pasur disa raste, por falë ndërhyrjes së shpejtë janë izoluar”, tha ai.

Adminstrata rajonale e Zonave të Mbrojtura gjithashtu kryen edhe monitorimin e biodiversitetit në këto zona.