Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREZona arkeologjike “A” e Gradishtës së Selcës, Pogradec shpallet pasuri kulturore e...

Zona arkeologjike “A” e Gradishtës së Selcës, Pogradec shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

Këshilli i Ministrave miratoi sot deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme të zonës arkeologjike “A” të Gradishtës së Selcës, në bashkinë e Pogradecit. Në mbledhjen e qeverisë u miratua gjithashtu zonifikimi i zonës arkeologjike “A” të Gradishtës së Selcës, bashkia Pogradec, sipas koordinatave dhe hartave në KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Po ashtu u miratua plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e kësaj zone, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Për regjistrimin e këtij vendimi në hartat kadastrale, në përputhje me ligjin nr.111/2018, “Për kadastrën”, dhe aktet nënligjore në zbatim të tij ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Ndërsa Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor ngarkohet të publikojë hartën e zonës arkeologjike “A” të Gradishtës së Selcës në Gjeoportalin Kombëtar. Ndërkohë që Këshillimi i Ministrave ka shfuqizuar vendimin për “Për shpalljen e zonës arkeologjike “A” të Gradishtës së Selcës, Rrethi i Pogradecit, dhe miratimin e rregullores së administrimit”. Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkia Pogradec. Varret e Selcës janë mbretërore dhe i përkasin princërve e princeshave të qytetit të lashtë Pelion. Janë varre monumentale dykatëshe të futura brenda në shkëmbinj në një kodër të bukur të gjelbëruar në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec. Për herë të parë ato janë zbuluar në vitet ‘40 dhe janë gërmuar plotësisht në 1971. Disa gërmime paraprake të bëra nga arkeologët kanë arritur në përfundimin se poshtë Selcës dhe kodrave të Gradishtës fshihen rrënojat e një qyteti të tërë antik. Historia e një civilizimi të rëndësishëm antik pritet që të zbulohet. Varret e Selcës janë nominuar në listën Tentativë të UNESCO që në 1996. Një investim për zbulimin e plotë të tyre, do i hapte rrugën listimit të plotë në UNESCO të këtij qytetërimi të lashtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments