Zjarret që po përfshijnë Spanjën

Të nxitura nga temperaturat ekstreme dhe erërat e forta, zjarret kanë shkatërruar mijëra hektarë në disa rajone të Spanjës, ashtu si edhe në vende të tjera të Evropës, veçanërisht në Francë dhe Portugali.

Aktualisht, 14 vatra të mëdha zjarri janë aktive në veriperëndim të vendit, kryesisht në rajonet e Kastiljes dhe Leones si dhe në Galici.

Dy persona kanë humbur jetën në zjarret në Kastile dhe Leon, ndërsa shtatë të tjerë u shtruan të mërkurën në spital.

Më shumë se 8 000 persona janë evakuuar si masë paraprake për shkak të dy zjarreve në provincat Leon dhe Zamora.

Sipas presidentit të Galicisë,  Alfonso Rueda, çdo ditë po shuhen rreth 30 zjarre në rajon.

Rreth 11 500 hektarë janë djegur, veçanërisht në provincën Ourense, ku zjarrfikësit nuk kanë arritur të vënë nën kontroll një vatër të madhe në Chandrexa de Queixa