Ndërsa temperaturat e larta të verës vazhdojnë në Greqi, zjarret e shkurreve dhe pyjeve shpërthyen të shtunën pranë vendit antik të Olimpit, në gadishullin e Peloponezit. Autoritetet e mbrojtjes civile urdhëruan evakuimin e disa fshatrave disa kilometra në veriperëndim të Olimpit si një masë paraprake, përmes mesazheve me tekst paralajmërues dhe Twitter. Rrugët në këtë zonë ishin gjithashtu të mbyllura. Shërbimet e urgjencës thanë se ishin vendosur 29 ekipe zjarrfikëse, pesë avionë dhe një helikopter. Zjarret shpërthyen në shumë pjesë të vendit këtë muaj pasi temperaturat u rritën mbi 40 gradë Celsius. Për herë të parë në më shumë se një javë, autoritetet vlerësuan rrezikun e zjarrit në pyje si pak më të ulët të shtunën, por shumë rajone ende konsiderohen të rrezikshme. Pas një vale të zgjatur të nxehtit dhe thatësirës, ishulli i Rodosit dhe zona përreth qytetit të Anchialos ishin ndër zonat më të prekura. Zjarret atje ishin shuar ose të paktën ishin vënë sot nën kontroll. atsh
Zjarret ”pushtojnë” edhe Olimpin antik
RELATED ARTICLES