Friday, March 14, 2025
HomeSOCIALEZjarret në vend, Mbrojtja: Janë 6 vatra aktive, po ndërhyhet edhe nga...

Zjarret në vend, Mbrojtja: Janë 6 vatra aktive, po ndërhyhet edhe nga ajri

6 vatra zjarri janë ende aktive në vend, ku po djeg kurorën e gjelbër të zonave. Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se ndërhyrja po bëhet nga 435 punonjës dhe 46 zjarrfikëse nga toka dhe një helikopter nga ajri. Vatrat aktive janë: Në fshatin Velçan, në pyllin me dru “Mare”, bashkia Berat. Në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe. Zjarri në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ku po vazhdon puna për izolimin e plotë. Në fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Gramsh, në afërsi të Rezervatit Dardhë-Xhyrë, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pyjore pishe dhe ahu. Në fshatin Halil, në zonën e mbrojtur Zgërdhesh, Bashkia Krujë, ku vazhdon ndërhyrja edhe me helikopter nga ajri, veç punës së forcave në terren. Në fshatin Leminot, Bashkia Maliq, ku aktualisht është bërë lokalizimi i dy vatrave të zjarrit dhe po punohet për fikjen e tyre. Gjithashtu gjatë 24 orëve janë izoluar dhe shuar disa vatrat të tjera se janë “ Fshatin Bërzane, bashkia Lezhë. Fshatin Bogovë, bashkia Skrapar. Fshatin Drenovicë, bashkia Dimal. Fshatin Culaj, nj, bashkia Malësi e Madhe. Fshatin Oblikë dhe Tek Stacioni i trenit, bashkia Shkodër. Fshatin Kishe-Arrë,fshati Karmë, fshatin Bushat dhe fshatin Kosmaqe, bashkia Vau-Dejës. Në lagjen Mehaj, bashkia Koplik. Në veri të rezervuarit Këlcyrë, bashkia Këlcyrë. Fshatin Mekat dhe fshatin Lezhan, bashkia Vlorë. Në Malin e Gravës, bashkia Finiq. Fshatin Mustafa Kocaj, bashkia Tiranë. Njësinë administrative Otllak, bashkia Berat. Fshatin Shetaj, bashkia Durrës. Në kodër tek Kisha e Luzit, bashkia Krujë. Në “perroin e zi”, bashkia Belsh. Helikopteri ka ndërhyrë në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë dhe në fshatin Halil, Bashkisë Krujë.https://lajme.rtsh.al/artikull/zjarret-ne-vend-mbrojtja-jane-6-vatra-aktive-po-nderhyhet-edhe-nga-ajri

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ