Mijëra banesa janë bërë hi në Kaliforni, ku çmimi mesatar i shtëpive është rreth 780.000 dollarë dhe rreth 3 milionë dollarë në lagjen Palisades, një nga lagjet e goditura nga zjarret që shpërthyen më 7 janar.
Javën e kaluar, AccuWeather vlerësoi se dëmet dhe humbjet ekonomike janë midis 135 dhe 150 miliardë dollarë, ndërsa numri i të vdekurve arriti në 24.
“Ky zjarr masiv që lëviz shpejtë, i drejtuar nga era, ka krijuar një nga fatkeqësitë më të kushtueshme të zjarreve në historinë moderne të SHBA-së”, tha Jonathan Porter, krye-meteorologu i AccuWeather.
“Erërat e përmasave të uraganit dërguan flakë nëpër lagje të mbushura me shtëpi me vlerë shumë milionëshe”, shtoi ai.
Porter i quajti skenat e shkatërrimit “zemërthyese”, dhe shtuar se dëmi ekonomik është tronditës.
“Për ta vënë këtë në perspektivë, dëmi total dhe humbja ekonomike nga kjo fatkeqësi e zjarreve të egra mund të arrijë gati 4 për qind të PBB-së vjetore të shtetit të Kalifornisë”, theksoi ai.