Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE) bën të ditur se po punohet për të rikthyer shumë shpejt energjinë elektrike në Shëngjin, Lezhë, zonë kjo mjaft e frekuentuar nga pushues vendas dhe të huaj, gjatë sezonit turistik veror. Sipas OSHEE-së, si pasojë e një zjarri të rënë, janë djegur gati 60 metra kabëll, pjesë e dy fiderave që furnizojnë zonën e Shëngjinit në Lezhë. “Grupet e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Lezhë po punojnë intensivisht për zëvendësimin e kabllove të djegur dhe vendosjen në punë të fiderave të dëmtuar dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët”, informon OSHEE. OSHEE bën të ditur se planifikohet normalizim i situatës brenda 60 min.http://ata.gov.al/2022/07/22/zjarr-ne-dy-fidera-qe-furnizojne-shengjinin-oshee-normalizim-i-situates-brenda-60-minutash/
Zjarr në dy fidera që furnizojnë Shëngjinin, OSHEE: Normalizim i situatës brenda 60 minutash
RELATED ARTICLES